Sfida në mes Vllaznisë dhe Dinamos, që do të luhet të dielën për llogari të javës së 16-të të Abissnet Superiore, krahas luftës ekipore për të marrë pikët e dëshiruara, ka edhe një të veçantë. Bëhet fjalë për golashënusit në dy kampet respektive, të cilët janë më të mirët e kampionatit të Superiores në luftë dhe konkurencë të plotë për fitimin e “Këpucës së Artë”
Në kampin kuqeblu spikat kapiteni Bekim Balaj, i cili kryeson listën e golashënuesve me 8-të gola, ndërkohë, ato që e ndjekin nga pas me vetem një gol më pak, janë dy përfaqësuesit e Dinamos, Peter Mandela dhe Baton Zabërgja, të cilët, me nga 7-të gola.
Një fakt ky, që garanton lojë sulmuese dhe spektakël në fushën e lojës. Vllaznia, me Balajn në majë të sulmit kërkojnë shënimin e golit apo golave, për të lënë pas atë humbje zhgënjyese tre ditë më parë në transfertën ballshiote.
Ndërkohë, nga ana tjetër, fitore dhe gol ka në objektiv edhe skuadra kundërshtare. Ndaj, është me interes për t’u ndjekur kjo ndeshje, ku gjithçka do ta vendosë fusha e lojës.
Fatos LAMAJ