Monday, November 25, 2024

Vllaznia e femrave vazhdon përgatitjet për “UEFA Women Champions League”. Më 21 gusht, ora 18:00, përballja finale e grupit 10-të, në Mal të Zi

Lexo

Ashtu siç është komentuar edhe më herët, muaji gusht është ai që do të vendosë për fatin e Vllaznisë në arenën ndërkombëtare për futbollin e femrave. Pas eleminimit të Vllaznisë së meshkujve nga Conferëncë League, tashmë është radha për të mësuar se si do të paraqitet skuadra kuqeblu, e cila në cilësinë e  kampiones së Shqipërisë në futboll femra, do të luajë takimet e saj në kompeticionin shumë të rëndësishëm   të  “UEFA Women Champions League”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i tij Fabiol Rexhepi ka nisur prej ditësh nga përgatitjet për ndeshjen shumë të rënmdësishme që e pret në fund të muajit gusht. Kampionet shkodrane bëjnë pjesë në grupin e dhjetë eleminator së bashku me FK Breznica të Malit të Zi dhe Spartak Myjava të Sllovakisë, ndeshjet mes të cilave do të zhvillohen në shtetin fqinjë të Malit të Zi. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ishte me fat për skuadrën kuqeblu, të cilën goglat e kaluar direkt në finale.

Ndërkohë, dy skuadrat e tjera, FK Breznica e Malit të Zi dhe Spartak Myjava e Sllovakisë do të ndeshen mes tyre me datë 18 gusht në stadiumin e qytetit të Budvës duke filluar nga ora 18:00. Drejtuesit e klubit të futbollit të Vllaznisë në futboll femra me në krye presidentit Lazër Matija kanë rastin më të mirë të ndjekin nga afër këtë ndeshje, sepse pas tre ditësh po në Mal të Zi, skuadra kuqeblu do të ndeshet me fituesen e këtij çifti.

Për skuadrën shkodrane, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi një fitore e mundshme e kualifikon atë në turin tjetër duke qënë mes 32 skuadrave më të mira europiane. Një objektiv që në fakt, Vllaznia e ka arritur edhe në sezonet e mëparshme të “UEFA Ëomen Champions League” duke qënë kështu skuadra e vetme e futbollit shqiptar që shkon në këtë tur. Në pritje të sfidës së 21 gushtit, futbollistet kuqeblu vazhdojnë përgatitjet intensive duke pasur në gjirin e tyre edhe katër përforcimet e reja, dy amerikanet, portjeren Clure Megan dhe sulmuesen Patterson Tarah Lynn, sulmuesen nga Kosova Jehona Shala, dhe malazezen, Maja Saranoviç e cila luan në qëndër të mbrojtjes.

Nga sa bëhet e ditur, deri në pritje të sfidës europiane të 21 gushtit, Vllaznia e femrave pritet të zhvillojë dy ndeshje përgatitore, njërën me një skuadër të kampionatit kosovar dhe tjetra nga kampionati shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img