Tiges Roermond (NEL), KMF Bajo Pivljanin (MNE), KF Vllaznia (ALB), Isbjorninn (ISL), janë katër skuadrat e grupit B që do të përballen për ndeshjet e Champions League.
Shorti në fjalë për fazën pareliminare të UEFA Futsal Champions League është hedhur sot në Nyon të Zvicrës, ku kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të KF Vllaznia Futsal.
Një lajm shumë i mirë për tifozërinë shkodrane ka të bëje me atë, që UEFA ka vendosur që organizimin e ndeshjeve të grupit B ku bën pjesë edhe Vllaznia, kampionia e Shqipërisë për sezonin 2024-2025, t’ia besojë KF Vllaznia Futsal.