Pjesa e parë e ndeshjes, Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e 20-të Abissnet Superiore, mbyllet me fitoren e bardhebluve. Për miqtë, golin e fitores e ka shënuar Haxhiu në minutën e 13-të
Ndeshja nis e qete me te dyja skuadrat qe studjojne njera-tjetren. Rasti i pare i takon miqve por as Ndreca dhe as Abah nuk shfrytezojne topin e ardhur ne zone. Pergjigjen vendasit e Vllaznise dhe eshte Dodaj qe ben gjithçka mire gjen pran vijes fundore Kahrimanoviç qe kthen topin tek Balaj por goditja e sulmuesit ishte e gabuar.
Goli i vetem i pjeses se pare do te vinte ne te 13-en minute ku topi u gjate nga mbrojtja mike gjen Haxhiun ne krahun e djathte,ky i fundit shmang nderhyrjen e Gurishtes dhe gjuajtja e anesorit perfundon pas kraheve te Jukaj dhe ne rrjete.
Pas golit skuadrat kontrollojne lojen dhe rasti me flagrant i takon minutes se 45-te kur dyshja Kahrimanoviç-Mala kombinojne me njeri-tjetrin dhe eshte Mala qe jep nje asist per Balaj qe godet forte ne hyrje te zones por topi shkon jashte duke shperdoruar nje mundesi te arte. Me rezultatin 0-1 per Tiranen mbyllet pjesa e pare.
Fatos LAMAJ