Vllaznia-Apolonia (Dilaver 54′, Dunga 83′)
E mërkurë, 4 nëntor 2020, ora 16.45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku(Ramadani 89’) Kruja, Imeri(Ardit Hoxhaj 70’), Da Silva(Jonuzi 70’), Dilaver(Dunga 82’). Trajner:TomasBrdariç.
APOLONIA: Harizaj, Sota, Bumbar, Agiar, Mihana, Smaçi, Jeboah(Sota 77’), Haxhiu, Kumani(Mehmeti 52’), Gjata(Zoga 52’), Artur. Trajner:Xhovani Kolela.
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja(Tiranë), Asistent i parë Rejdi Avdo(Tiranë), Asistent i dytë Ani Koçiaj(Tiranë), Arbitër i katërt Roxhers Muska(Tiranë), Delegat Bujar Pregja(Tiranë, Vëzhgues Fiqiri Haxhiraj(Tiranë)
Pas startit të mbarë në Kupë duke mundur Devollin në shtëpi me rezultatin e thellë 7 me 0, Vllaznia e nis mbarë edhe në kampionat. Kalendari e favorizoi, jo vetem duke luajtur përsëri brenda, por edhe për atë që përballë kishte një skuadër debutuese që vjen nga kategoria e parë si Apolonia e Fierit. Një kundërshtar që për hirë të së vertetes në përballjen e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” paraqiti një nivel të dobët. Kjo vertetohet edhe nga ajo se që nga minuta e parë dhe deri në fund të takimit, miqtë nga Fieri nuk rrezikuan asnjëherë në porten kuqeblu duke e lënë në rolin e spektatorit portjerin Zogiviç. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se fitorja e Vllaznisë nuk ishte e merituar. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga tekniku Brdariç punuan shumë gjatë të gjithë takimit duke krijuar një epërsi totale ndaj kundërshtarit. Si rezultat shënuan dy herë në porten e Apolonisë me autor Dilaver dhe Dungen, përkatësisht në minutat 54 dhe 83. Por, me rastet e shumta të krijuara përpara potës kundërshtare, rezultati mund dhe duhej të ishte edhe më i thellë.
Referuar ecurisë së takimit, Vllaznia e nisi ndeshjen me një ritem të lartë duke e spostuar lojën tërësisht në gjysëmfushën kundërshtare. Por, ndërsa shpërdoron raste të pastra goli, aty pas minutës së 20-të loja e saj bie paksa në monotoni, gjë që i jep mundësi Apolonisë ta mbyllë pjesen e parë në barazim pa gola. E dyta fillon si kopje e të parës me një ritem dhe presion të kuqebluve, por në ndryshim nga 45 minutëshi i parë, në këtë pjese goli del në dritë pas nëntë minutash lojë nga starti i saj. Është Dilaver që duke shfrytëzuar një rrumujë në zonën fierake e dërgon topin në rrjeten e Harizajt. Pas pësimit të golit ka një reagim më energjik të fierakëve, të cilët duke marrë mesin e fushës e qarkullojnë më shumë topin, por pa forcen e duhur për të shkuar më tej sepse çdo tentative e tyre për t’u futur në zonën kuqeblu bllokohet nga mbrojtja e Vllaznisë. Me këtë hapje të miqve, mundësitë e Vllaznisë për ta ndëshkuar me gola të tjerë Apoloninë ishin më të mundshme, por çuditërisht kuqeblutë ulin ritmin e lojës duke qënë e kënaqur me avantazhin minimal 1 me 0.
Megjithatë, qetësia vjen me golin e dytë shënuar në minuten e 83-të nga Dunga, goli i të cilit realizohet në të paren prekje të topit pas aktivizimit në fushën e lojës një minutë më parë. Kaq mjafton për të mbyllur ndeshjen. Bazuar në atë çfar u pa në fushën e lojës, shifrat e fitores së Vllaznisë mund të ishin edhe më të thella nëse Dunga nuk do të shpërdoronte një tjetër rast tjetër të pastër për shënim në minuten e 88-të, apo nëse arbitri anësor nuk do të shfuqizonte dy gola të shkodranëve për pozicion jashtë loje, vendime këto që kanë gjetur kundërshtimin e skuadres në fushën e lojës si dhe drejtuesve kuqeblu në tribunën VIP. Sidoqoftë, fitorja e pastër 2 me 0 është tregues i epërsisë së Vllaznisë, e cila duke përfshirë edhe fitoren e katër ditëve më parë për Kupë ndaj Devollit e ka rritur së tepërmi moralin e skuadrës për të ecur në rrugën e suksesit edhe në javët e tjera në vazhdim.