Kualifikimi në raundin e dytë të Conference League ka frymëzuar Vllazninë që të ndërhyjë përsëri në organikën e skuadrës duke lajmëruar ditën e sotme zyrtarizimimin e dy përforcimeve shumë të rëndësishme.
Pas portjerit gjerman, Leon Pohls vjen edhe firma tjetër me ganezin sulmuesin e Bismark Charles. Por, ndërsa portjeri Pohls ka firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër, për sulmuesin Bismark që vjen nga Skënderbeu, për momentin marrëveshja është në formë huazimi, vetëm për Kupat e Europës.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Skënderbeut për huazimin e futbollistit Bismark Charles Këarena Sie. Sulmuesi 24 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës tonë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europës.