Vllaznia dhe Egnatia, janë dy skuadrat e priviligjuara që do të hapin sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Ndeshja në fjalë luhyet sonte në “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 20:00 dhe do të gjykohet nga arbitri Dorjan Maletaj në cilësinë e kryesorit.
Ndihmës të tij do të jenë Marjus Qose dhe Gerald Cenolli. Arbitër i 4 është caktuar Laver Alla, ndërsa në sistemin VAR është Eldorjan Hamiti me AVAR Orlando Kuka. Delegat është Marjus Sulejmani, ndërsa Vëzhgues Kridens Meta.
Ndërkohë, për të gjithatë që nuk e kanë mundësinë ta ndjekin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, ndeshja Vllaznia-Egnatia, transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.
Fatos LAMAJ