Vllaznia dhe Egnatia, sfida e cila nis pas pak në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është gati për start. Të dyja skuadrat janë në qilimin e blertë duke bërë nxemjen e zakonshme, ndërkohë që dy trajnjerët kundërshtarë kanë zyrtarizuar emrat e lojtarëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Stojanoviç. Trajner: Tomas Brdariç.
Egnatia: Dajsinani, Dylys, Aleksi, Medeiros, Bakajoko, Lushkja, Ndreca, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova.
Ndeshja do të gjykohet nga arbitri durrsak Florian Lata me ndihmësa Erind Burgu dhe Xhuljo Mani. Arbitër i katërt është Andi Koçi. Ndërsa sistemi VAR do të monitorohet nga dyshja Klodian Prenga dhe Olsion Yzeiraj. Delegat i këtij takimi do të jetë Eduard Gjini dhe Vëzhgues Sokol Çekaj.