Vllaznia-Egnatia, hap sot javën e 17-të të Abissnet Superiore, Brdariç fikson formacionin

Ora 16.45 e ditës së sotme, e premte 21 janar 2022, shënon startin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar me duelin Vllaznia-Egnatia.

Në pritje të kësaj ndeshje, kuqeblutë kanë zhvilluar pasditen e djeshme seancën fundit anti-Egnatia. Konsumimi i kësaj seance në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi” i ka dhënë mundësi teknikut Brdariç të jetë më komod në zbatimin e skemave që skuadra pritet të aplikojë ballafaqimin e sotëm.

Krahas të tjerave, kjo seancë është shfrytëzuar edhe për fiksimin e formacionit të parë, ku në mungesë të Latifit për skualifikim me kartonë, por edhe të Hakajt akoma i rikuperiar në masën e duhur, në fushë janë projektuar zëvendësuesit e tyre.

Kështu, nisur edhe nga ajo që Brdariç aplikoi në seancën e fundit stervitore, Vllaznia pritet ta nisë lojën me këtë formacion: Zogoviç në portë, Gurishta, Diagne, Adili, Bulatoviç, në mesfushë, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva dhe në sulm, Gjorgjeviç me Aralicen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu