Saturday, August 23, 2025

Vllaznia-Egnatia hapin sot, ora 20:00, në “Loro Boriçi” edicionin e 87-të të kampionatit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, “Abisnet Superiore”

Lexo

Mbrëmjen e sotme nis edicioni i 87-të i kampionatit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar “Abisnet Superiore”. Sezoni i ri hapet me përballjen mes dy skuadrave finaliste të “Final Four” të vitit të kaluar,duke sjellë menjëherë emocion dhe rivalitet.

Sfida hapëse e kampionatit Vllaznia-Egnatia,do të zhvillohet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Ndryshe nga finalja e sezonit të shkuar, dy ekipet vijnë në këtë javë të parë me shumë mundësi, me Vllazninë që ka edhe një trajner të ri këtë sezon.

Me ardhjen në krye të pankinës së Vllaznisë tekniku Edi Martini ka kërkuar ndërtimin e një skuadre që të rivalizoj deri në fund për titullin kampion. Në skuadër jan afruar emra si: Pohls, Gjini, Kuros, Murataj, Kallaku dhe Kastrati të cilët i kan dhënë një fytyrë tjetër skuadrës së Vllaznisë.

Në krahun tjetër Egnatia e drejtuar nga tekniku Edlir Tetova me largimet e liderëve si: Ujka, Lushkja, Bakajoko, Jahaja duket se ka humbur shkëlqimin e sezonit të kaluar ku arriti të fitoj titullin kampion. Sot në “Loro Boriçi” do të kërkoj ta nis sa  më mirë kampionatin.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img