Vllaznia-Egnatia, konsiderohet kryesfida e javës së 19-të të Superiores, dhe në fakt e tillë është, sepse në fushën e lojës do të ballafaqohen dy ekipet finaliste të “Final 4” për sezonin e kaluar.
Të dy ekipet vijnë në këtë ballafaqim pas kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia duke eleminuar Pogradecin 1-0 dhe Egnatia eleminoi Apoloninë me të njëjtin rezultat.
Në përballjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” që nis në orën 17:00, Egnatia vjen me petkun e kampiones së dimrit duke kryesuar me 37 pikë, e ndjekur nga Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia me nga 33, 32 dhe 30 pikë.
Në pritje të kësaj ndeshje, KF Vllaznia ka nxjerrë në treg biletat, të cilat variojnë nga 200 lekë në tribunën C, për të vijuar me 400 në tribunën D, 500 në tribunën E, 1000 në tribunat A dhe B dhe 1500 në tribunën VIP.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
VLLAZNIA – Egnatia
14 JANAR 2026 | 17:00
BILETAT NË SHITJE
Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Marten (Ora 10:00 – 17:00)
Të Mërkurën (Ora 10:00 – 18:00)
Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
Dyqani UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës)
Market Vllaznia
ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/



