Thursday, July 4, 2024

Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë në Bosnje. Mund HSK Posusje 1-3, shënojnë Kahrimanoviç, Çoba dhe Dodaj

Lexo

HSK Posusje-Vllaznia, 1-3

Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami, Qato, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç, Mala dhe Balaj. Trajner: Thomas Brdariç

Me dy fitore, e para 0 me 1 ndaj nënkampiones së Bosnje Hercegovines, Zrinjski Mostar dhe 1 me 3 ndaj skuadrës tjetër të superligës së kampionatit boshnjak, Vllaznia mbyll ditët përgatitore boshnjake.

Një fazë përgatitore rreth dhjetë ditore, e cila krahas një proçesi stërvitor me nga dy seanca stërvitore në ditë u gërshëtua edhe me dy ndeshhet miqësore me dy nga skuadrat më të njohura të Superligës së futbollit boshnjak.

Bilanci pozitiv, dy ndeshje, dy fitore, duket se është një sinjal pozitiv në prag të ballafaqimit të parë ndërkombëtar zyrtar për Conferencë League, që do të jetë me datë 11 korrik në transfetë me ekipin islandez, Valur.

Nëse në miqësoren e parë fitorja erdhi falë një goli të vetëm të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj, miqësorja e dytë evidentoi tre golashënues. Fillimisht ishte Amir Kahramanoviç që kaloi në avantazh Vllazninë, ndërkohë që pas një barazimi të përkohshëm nga ana e skuadrës vendase, dy golat e tjetër kuqeblu vijnë nga stoli.

Janë pikërisht, MehdiÇoba dhe Kevin Dodaj, të cilët tundin rrjetën e portës vendase duke vulosur fitoren e Vllaznisë me rezultatin 1 me 3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img