Friday, January 10, 2025

Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, vendos Balaj

Lexo

Kuqeblutë kanë arritur një fitore 2-1 përballë bardhebluve në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores përfundoi me fitoren e shkodranëve.

Në fillim ishte Tirana që kaloi në avantazh me anë të Rimal Haxhiut. Ky i fundit shënoi një supergol në minutën e 13-të. Por kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj aktivizoi fuqitë e tij dhe përmbysi ndeshjen. Si fillim shkodrani shënoi në minutën e 51-të, e më pas në të 84-tën, duke i dhënë të tijëve një fitore prestigji në Klasike.

Me këtë triumf, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese. Madje shkodranët parakalojnë në renditje Partizanin dhe Egnatian.

Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara, bardheblutë e Tiranës mbeten në vendin e 9-të, atë të parafundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img