Përfundon sfida në “Loro Boriçi”, Vllaznia fiton me përmbysje 2-1 ndaj Dinamos, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në krye të Dinamos trajnerit Gvozdenoviç.
Verdheblutë kaluan në avantazh të parët me anë të Qaqit. Kuqeblutë u ndalën nga traversa në fund dhe shkuan në pushim në disavantazh.
Në pjesën e dytë, Elbasani shpërdoroi përsëri mundësinë për të dyfishuar shifrat, teksa ishte Vllaznia që gjeti rrjetën me gjuajtjen e Dodajt me kokë për të barazuar rezultatin, e më pas përmbysi gjithçka me Çobën, për të siguruar një fitore me shumë vlerë për klasifikimin.
Shkodranët i bashkohen përsëri Dinamos në renditje, ndërsa Elbasani mbetet larg katërshes së parë, që është objektivi i ekipit.