Sunday, November 24, 2024

Vllaznia fiton miqësoren me Burreli. Kuqeblutë me probleme në prapavijë, matjanët simpatikë shpërdorojnë raste pa fund goli

Lexo

Vllaznia- Burreli 2-1
(Shënues: Gurishta 25′, Çoba 33′ / Eyom 9′)

E premte, 13 gusht 2021, ora 18.00, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, K. Marku, Shimaj, Jonuzi, Sadriaj, Heriç, Kalaja, Gjurgjeviç, Çoba. Trajner: Thomas Brdariç (U aktivizuan gjatë ndeshjes:               Qarri, Fangaj, Paloka, Diagne, Smajli, Krymi, Mustafa, U. Hoxha, Kruja, Aralica)

Burreli: Bushi, Dibra, Luiz, Faruku, Hasa, Stana, Hepaj, Kryemadhi, Xhahysa, Eyom, Çema. Tr. S.Patushi

Gjygjtarë: Bajram Çanga, Bernard Pepnikaj, Arlind Kastrati(Shkodër)

Miqësorja, Vllaznia-Burreli, e luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të kuqebluve. Që të tre golat e kësaj ndeshje janë shënuar në pjesën e parë, dhe ajo që të bie në sy është se të parët kanë kaluar në avantazh miqtë nga Burreli përmes Eyom, i cili duke shfrytëzuar hutimin e mbrojtjes kuqeblu tund rrjetën e portjerit të Vllaznisë, Zogoviç. Për të barazuar rezultatin duhej të vinte minuta e 25-të ku gjuajtja spektakël nga distanca e kapitenit Gurishta përfundon në rrjetën e Bushit. Tetë minuta më vonë është Çoba që shënon golin e dytë duke e kaluar në avantazh Vllazninë me rezultatin 2 me 1.

Duket se përmbysja e disavantazhit do të shoqërohej me goleadë nga kuqeblutë, por nuk ndodh kështu. Skuadra burrelase e drejtuar nga një matjan, ish kampion me Vllazninë si Saimir Patushi, jo vetem që nuk lejon pësimin e golave  të tjerë, por me kundrasulmet e shpejta në krahë dhe qëndër u shfaq disa herë përballë portjerit kuqeblu duke humbur raste flagrante goli.

45 minutat e dyta u shoqëruan me ndryshime të shumta në formacion nga të dyja skuadrat, ku megjithë përpjekjet e të dy kampeve respektive, rezultati nuk ndryshoi duke mbetur në fuqi ai i pjesës së parë, 2 me 1 në favor të Vllaznisë.

Kjo ishte miqësorja e parë për skuadrën kuqeblu që prej fillimit të ditëve përgatitore të sezonit 2021-2022. Një miqësore që i shërbeu stafit teknik për të parë gjendjen aktuale, fizike dhe teknike të skuadrës, dhe kryesisht lojtarëve të rinjë që kanë firmosur zyrtarisht për ngjyrat kuqeblu, por edhe të atyre që janë në provë.

Në planin e përgjithshëm, bazuar edhe në syrin e specialistëve të futbollit, por edhe të tifozëve kuqeblu që ishin të shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, Vllaznia shfaqi probleme jo të vogla në prapavijë duke lejuar që sulmuesit matjanë të depërtonin të pashqetësuar në shumë raste, ndërkohë që problem, sidomos në pjesën e dytë pati edhe me finalizimin e aksioneve, të cilat në momentin final zbeheshin përpara portës kundërshtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img