Vllaznia fiton miqësoren me Drenicen 2 me 1

Miqësorja, Vllaznia-Drenica, e luajtur mesditen e sotme në fushën e Kompleksit Sportiv të ekipeve kombëtare në Kamzë ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të skuadrës kuqeblu. Për dy skuadrat në fjalë që i përkasin kategorisë Superiore në Shqipëri dhe Kosovë, ballafaqimi i sotëm  ka pasur si qëllim testimin, por edhe kolaudimin e formacionit të dy skuadrave kundërshtare në këtë periudhë ndërprerje të kampionateve përkatëse për ayrsye të angazhimit të ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve. Që të tre golat janë shënuar në pjesen e parë, ku vlen të theksohet se të parët kanë kaluar në avantazh futbollistët e Drenices kur Morina ka shënuar që në minutën e 18-të. Në vijim janë dashur edhe po kaq minuta lojë(36’) që Vllaznia të gjente golin e barazimit me anë të Gurishtës duke shfrytëzuar një rast rrëmuje në zonën kosovare. Dy minuta më vonë, në të 38-ten minutë, vjen edhe goli i dytë për Vllazninë me autor Imerin duke e mbuyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë. Edhe pse ka pasur përpjekje dhe raste për gol në të dy portat respektive, 45 minutat e pjesë së dytë nuk kanë prodhuar asnjë gol duke fiksuar kështu rezultatin përfundimtar, 2 me 1 për Vllazninë.

Formacioni i parë kuqeblu i drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç në këtë ndeshje ishte ky: Qarri, Lekaj, Gurishta, Imami, Kruja, Marku, Ramadani, Isaevski, Hoxha, Imeri Dunga. Në pjesen e dytë Brdariç ka lënë sërishmi në portën të riun Qarri, Lekajn në mbrojtje dhe Ramadanin në mesfushë, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit ka ardhur nga stoli me Nertil Hoxhën, Isufin, Shehin, Lekaj, Jonuzi, Ramadani, Uheid Hoxha, Çoba, Deda dhe Sidorenco.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu