Monday, February 9, 2026

Vllaznia fiton ndaj Vorës dhe mban kreun e Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Vorës, në kuadër të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”. Shkodranët u fituan me rezultatin 1-0 në një ndeshje të ekuilibruar, ku rastet ishin të kufizuara dhe vendimtare u tregua një episod i vetëm.

Goli që përcaktoi fatin e takimit u shënua nga Sherif Kallaku, i cili përfitoi nga një moment i mirë në fazën sulmuese të Vllaznisë dhe dërgoi topin në rrjetë. Pas këtij goli, miqtë administruan avantazhin me kujdes, duke ruajtur ekuilibrin në mbrojtje dhe duke mos lejuar kundërshtarin të krijojë raste të pastra shënimi.

Vora u përpoq të reagonte, por pa arritur të konkretizojë përpjekjet e saj, përballë një Vllaznie të organizuar. Ritmi i lojës mbeti i kontrolluar deri në fund, me shkodranët që siguruan tri pikë të plota në transfertë.

Pas kësaj fitore, Vllaznia konfirmon vendin e parë në renditje me 45 pikë, duke forcuar pozitat në krye të kampionatit. Nga ana tjetër, Vora mbetet në vendin e 7-të me 25 pikë të grumbulluara pas 23 javësh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img