Vllaznia, gati për Partizanin. Kuqeblutë të plotë, mungon vetëm Kastrati i dëmtuar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia është gati për Partizanin! Pas dy ndeshjeve të ekipit kombëtar, Kampionati i Kategorisë Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 30-të, ku kuqeblutë kryesues të tabelës së klasifikimit, këtë javë do të luajnënjë ndeshje të vështirë në transfertë.

Sfida e planifikuar të luhet në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit pasditen e së shtunës duke nisur nga ora 17:00 konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet.

Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini për të vijuar qëndrimin në krye të renditjes së Superiores, dhe nga ana tjetër Partizani vendas, që pas një rrugëtimi shumë pozitiv të javëve të fundit, kërkon të mbetet në katërshën e parë finaliste.

Ndërprerjen për dy javë të kampionatit, Vllaznia e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë, sidomos për kontigjentin e asaj pjese të futbollistëve  që janë shoqëruar me dëmtime fizike. Sidomos, në vemendje ka qënë Lirim Kastrati, i cili me daljen nga fusha në fund të pjesës së parë të sfidës Egnatia-Vllaznia, u tha se ka mbyllur sezonin.

Por, pasioni dhe përkushtimi i Kastratit për të dhënë kontributin e tij në formacionin kuqeblu ka qënë maksimal gjatë këtyre ditëve, kur krahas seancave të terapisë mjekësore, provoi të dalë edhe në stërvitje.

Dëshira e tij është të jetë në fushë këtë të shtunë ndaj Partizanit, që gjithësesi një gjë të tillë do ta vendosë stafi mjekësor deri pak orë para ndeshjes.

Pjesa tjetër e skuadrës është krejt e plotë duke i dhënë mundësi teknikut Martini të bëjë zgjedhjet më të mira për ato që do ta nisin nga minuta e parë.

Sa i përket kalendarit të javës së 30-të të Abissnet Superiore, sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit e ka planifikuar të luhet në tre ditë.

Sfida e parë Flamurtari-Tirana do të luhet të premten mes dy skuadrave që luajnë për mbijetese, ndërkohe që një ditë më pas, të shtunën, krahas duelit Partizani-Vllaznia në kalendar janë edhe  dy çiftet e tjerë, Egnatia-Bylis dhe Dinamo-Elbasani. Java e 30-të mbyllet të dielën e 5 prillit me duelin e fundit, Vora-Teuta që nis në orën 15:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img