Pas humbjes në shtëpi me Egnatian, Vllanzia kërkon patjetër rikthimin tek fitorja. Dhe, këtë e synon që sot në përballjen me Teutën, takim që luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 16:30.
Pozitive për Vllazninë është rikthimi i dyshes së dëmtuar, Krymi dhe Jago, të cilët që sot janë në dispozicion të trajnerit Brdariç. Në seancën e fundit stërvitore gjermani ka provuar dy variante të ndryshme. Dyshimet më të mëdha vijnë nga roli që do të ketë Ardit Krymi kundër Teutës, pasi ai është provuar si në rolin e tij natyral para mbrojtjes, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.
Mungesa e Bajramit në prapavijë i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, e bën të mundshme kthimin e Krymit prapa, aty ku diskutohet për një rol të tillë edhe Repaj. Një dilemë tjetër lidhet me krahun e majtë të mbrojtjes, ku ka një balotazh mes Çobës dhe Jagos, me shkodranin në avantazh ndaj brazilianit.
Sa i përket formacionit, në portë do të jetë Jukaj, në mbrojtje nga e djathta Gurishta, kurse në qendër Stojanoviç dhe njëri mes Krymit dhe Repajt. Në Krymi luan në mesfushë, në stol do të ulet Kahrimanoviç. Sala dhe Deliu do të plotësojnë këtë repart, kurse sulmi mbetet i pandryshuar me treshen Mala-Balaj-Dodaj.