Saturday, September 21, 2024

Vllaznia- Ilir Dibra, i kënaqur për pikët, por jo për lojën. Ish mbrojtësi kuqeblu që sot jeton në Kanada shigjeton prapavijën, kërkon ndërhyrje nga stafi teknik

Lexo

Ish-mbrojtësi kampion me Vllazninë ka folur për “Panorama Sport” rreth dy javëve të para të këtij sezoni.

Sipas tij, Vllaznia ka marrë më të mirën e mundshme në dy takimet e para, por gjithsesi loja nuk ka qenë bindëse për këtë ai apelon te stafi teknik që të ndërhyjë për të siguruar vijimësinë. Ai vë theksin tek problemet në prapavijë. Megjithatë nuk jep një mendim të qartë përsa i përket arritjes së objektivave që skuadra kuqeblu ka në këtë sezon.

Si ju duket Vllaznia e këtij fillim sezoni?

Duke parë dy ndeshjet e para që shorti i kishte rezervuar me Partizanin në Tiranë dhe me Tiranën në Shkodër, mendoj që 4 pikët e grumbulluara janë mirë për startin e kampionatit. Përsa i përket lojës ka shumë për të diskutuar gjë që i takon stafit të ndërhyjë.

Si e shikoni prapavijën, pasi keni qënë pjesë e saj në karrieren tuaj sportive?

Përsa I përket repartit të mbrojtjes pati ato problemet e veta që e shikuam  hjatë 90-të minutave. Kjo sidomos në mbulimin individual apo zonal të kundërshtarit në zonë, gjë që I lejoi kundërshtarit edhe të shënonte.

Katër pikë në dy ndeshje, për më tepër me rivalët historik. A mund të quhet nisja e duhur e këtij sezoni?

Mund të them se po. Por vijoj të jem i mendimit se në lojë ka shumë për të bërë.

Për aq sa e keni shikuar në dy përballjet e para, e shihni favorite për titull e Kupë, Vllazninë?

Është ende heret. Është vetëm fillimi dhe nuk mund të jepet një mendim I prerë në këtë drejtim

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img