Vllaznia kryesuese drejt sprintit final për titullin kampion. Presidenti Alban Xhaferi: Faleminderit djemve, stafit dhe tifozëve që janë gjithmonë pranë nesh. Rruga vazhdon…

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ecuria pozitive e Vllaznisë në këtë sprint final të kampionatit të Superiores drejt fitimit të titullit kampion të munguar prej 25 vitesh, e ka entuziasmuar presidentin e kuqebluve Alban Xhaferi, i cili pak minuta më parë ka dalë me një status përgëzues dhe frymëzues për mjedisin kuqeblu.

 Këto janë momentet që e bëjnë Vllazninë të madhe.

Kjo skuadër po tregon çdo ditë se çfarë do të thotë përkushtim, karakter dhe dashuri për fanellën.

Faleminderit djemve, stafit dhe tifozëve që janë gjithmonë pranë nesh.

Çdo mbështetje për ekipin, përfshirë edhe iniciativa si shpërblimet nga institucionet shtetërore apo private, është e mirëpritur dhe merr vlerë kur shkon në funksion të këtij objektivi dhe qytetit tonë.

Ne vazhdojmë të fokusuar, me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim.

Rruga vazhdon…

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img