Veriu Sport e paralajmëroi që të shtunën, menjëherë pas miqësoren ndaj Laçit, se Vllaznia ka projektuar një tjetër miqësore për ta luajtur të martën ndaj Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, njoftimi për këtë miqësore vjen zyrtarisht KF Vllaznia:
𝐍𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐢𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞
VLLAZNIA- Kukësi
E marte, 12 gusht
19:00
Stadiumi “Loro Boriçi”
Forca Vllaznia
Vllaznia, një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
Nga sa bëhet e ditur, kjo do të jetë ndeshja e fundit miqësore që tekniku Edi Martini do të zhvillojë në prag të startit ntë Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, i cili nis me datë 23 gusht, me kryendeshjen e javës së parë, Vllaznia-Egnatia.