Monday, November 25, 2024

Vllaznia-Laçi, java e 35-të e Superiores, hyrja e lirë! KF Vllaznia, thirrje tifozëve për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje delikate

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Supëriore ka ardhur në një moment shumë të rëndëishëm, por edhe delikat për një pjesë të mirë të skuadrave, të cilat janë akoma në luftë për objektivat e tyre.

Njëra prej tyre është edhe Vllaznia, e cila pasi ka humbur objektivin titull, si dhe atë të Kupës së Shqipërisë, tashmë është në këmbënguljet e fundit për t’u renditur në vendin e katërt, vend i cili e përfshin në Kupat e Europës.

Aktualisht, e mban këtë vend, por për ta zyrtarizuar plotësisht janë edhe dy beteja shumë delikate, e para ajo e javës së 35-të ndaj Laçit në “Loro Boriçi”, si dhe e fundit në transfertë me Bylisin.

Sfida e parë me kurbinasit, e cila është edhe e fundit për skuadrën kuqeblu në fushën e saj, do të luhet pasditen e së enjtes, në orën 16:00, e ka vënë përballë një skuadre që është dy pikë më poshtë në renditje sesa Vllaznia.

Është kjo arsyeja, që duke qënë një rival direkt për zonën Europiane, presidenca kuqeblu ka vendosur që në këtë ndeshje, hyrja të jetë e lirë. Një veprim ky që do të thotë se klubi kuqeblu, kërkon mbushjen e shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi” nga tifozët shkodranë në mbështetje të suadrës së zemrës.

NJOFTIM

Ditën e enjte në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpinë tonë, pikërisht ajo ndaj Laçit. Si rrjedhojë, Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur që hyrja e tifozëve në stadium për këtë ndeshje do të jetë e lirë, pa bileta. Për këtë arsye, u bëjnë thirrje të gjithëve për të qenë në stadium dhe për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, në këtë sfidë të rëndësishme në rrugëtimin e kuqebluve drejt Kupave të Europës.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img