Tuesday, February 10, 2026

Vllaznia lider absolute, Teuta zhytet në krizë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas 22 javësh të luajtura në Superiore, Vllaznia është ngjitur e vetme në krye të renditjes me 42 pikë, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalon. Shkodranët janë të pandalshëm, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë regjistruar po aq fitore.

“Viktima” e radhës për kuqeblutë ishte Teuta, e mposhtur minimalisht 1-0. Goli vendimtar u shënua që në minutën e 10-të nga Esat Mala, i cili i dha tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.

Në pjesën e mbetur të takimit, Vllaznia tentoi të dyfishonte avantazhin, por pa sukses, ndërsa Teuta u përpoq të reagonte, megjithatë rastet e krijuara nuk u konkretizuan.

Nga ana tjetër, Teuta e drejtuar nga Enkeleid Dobi po kalon një periudhë të vështirë, pasi në 5 ndeshjet e fundit është skuadra e vetme në Superiore që nuk ka regjistruar asnjë fitore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img