Vllaznia do të luajë të dielën një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Laçit. Kurbinasit në fushën e vet janë një “kockë” e fortë kështuqë për Vllazninë pritet të jetë një sfidë e vështirë. Thomas Brdariç ka punuar për gjatë gjithë javës me ekipin duke i dhënë ngarkesën maksimale.
Trajneri gjerman ka shkundur lojtarët para këtij takimi duke i kërkuar të japin më të mirën. Madje do të ketë ndryshime edhe në formacionin titullar. Gjasat janë që Heriç dhe Gjurgjeviç ta nisin ndeshjen nga stoli. Ndërsa nga minuta e parë rikthehen nga minuta e parë titullarë Diagne, Da Silva dhe Aralica. Përballja Laçi – Vllaznia është programuar të zhvillohet të dielën në orën 13:45 në stadiumin e kurbinasve.