Friday, October 18, 2024

Vllaznia me “pushime” deri të mërkurën. Zhgënjimi me Valur ka vënë në lëvizje drejtuesit, pritet reagimi i skuadrës

Lexo

Zhgënjimi në ndeshjen e kthimit të UEFA Conferencë League, gjë që solli eleminimin e Vllaznisë nga kompeticioni Europian nuk është pritur aspak mirë në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë.

Shumë të zhgënjyer nga kjo situatë janë edhe drejtuesit e klubit kuqeblu, të cilët ndërsa ishin përgatitur për të ecur më tej në sfidat europiane, ballafaqohen me këtë situatë që përmbysë dhe vë në pikpyetje shumë gjëra.

Paraqitja e mirë në ndeshjen e parë në Islandë krijoi idenë se Vllaznia nuk ka nevojë më për merkato, por tashmë, presidenca së bashku me stafin teknik, pasi ka marrë në analizë të hollësishme paraqitjen dhe kontributin e secilit futbollist, pret të dalë në konkluzion për riparimin e ndonjë zgjedhje të gabuar.

E sigurt është që Vllaznia do të ketë sërishmi merkato, që ndonëse pritet të rëndojë në arkën e klubit, ajo konsiderohet mëse e domosdoshme. Në tryezen e drejtuesve janë afruar disa emra nga kampionati shqiptar, por edhe nga jashtë vendit.

Gjithësesi, edhe pse pritet të ketë afrime, baza e skuadrës do të vijojë të jetë ajo që ishte në ndeshjet ndërkombëtare të Conferencë League, duke i dhënë një shans tjetër titullarëve për të reaguar në ndryshimin e situatës.

Nga sa bëhet e ditur, që pas ndeshjes me Valur, skuadra vazhdon të jetë me pushime deri të mërkurën, kur është planifikuar rifillimi i proçesit stërvitor. Seanca këto që do të vijojnë të zhvillohen në qytetin e Shkodrës, ku në pritje të 18 gushtit kur është vendosur të nis kampionati i Superiores me ndeshjen e javës së parë, Partizani-Vllaznia, kuqeblutë do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img