Sekretari i përgjithshëm i Vllaznisë, Blendi Dibra, zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se te klubi shkodran po bëhen plane edhe për ndeshjen e radhës në Conference League.
Ndonëse ndeshja e parë me Universitatea Craiova u mbyll në barazim 1-1, te kuqeblutë kanë besim për një rezultat tjetër pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit dhe shpresojnë te kualifikimi.
“Planet po bëhen edhe për ndeshjen e radhës. Nuk kemi hequr dorë nga kualifikimi, pavarësisht kundërshtarit që është më i fortë në letër. Ne po punojmë për të gjitha. Dëshirojmë të falënderojmë tifozerinë e Vllaznisë, për ndeshjen në Shkodër.”
Në rast kualifikimi, në turin e tretë, Vllaznia do të gjejë ukrainasit e Zorya, sfidë e cila do të luhet në Poloni dhe për këtë arsye drejtuesit po mendojnë që nëse arrihet suksesi, pas ndeshjes të shkojnë në Poloni dhe jo të kthehen në Shqipëri.