Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Gjithçka u vendos që në pjesën e parë. Kapiteni Balaj zhbllokon sfidën, ndërsa Dodaj shënon, pas një kundërsulmi model. Korçarët mundohen të reagojnë, por nuk gjejnë dot golin që mund të rihapte takimin.
Me këtë rezultat, shkodranët kryesojnë me 21 pikë kampionatin. Në krahun tjetër, korçarët mbajnë vendin e tetë me 11 pikë. Në takimin tjetër të luajtur sot, Egnatia mundi 1-0 Tiranën.