Java e 19-të e kampionatit të kategorisë Abissnet Superiore ishte e fundit për vitin 2024, ku menjëherë pas përfundimit të saj, të gjithë skuadrat janë lënë pushim nga klubet e tyre. Sa i përket Vllaznisë, burimet nga stafi kuqeblu bëjnë me dije, se seanca e parë stërvitore pas përfundimit të pushimeve do të jetë të enjten e 26 dhjetorit.
Ndërkohë, përpara se të marrin pushimet e dyta të fundvitit, kuqeblutë kanë planifikuar të zhvillojnë një ndeshje miqësore me ekipin e Ilirisë së Fushë Krujës. Një skuadër kjo që konkuron në Kapionatin Kombëtar e kategorisë dytë, por që në gjirin e saj ka emra të njohur të futbollit shqiptar.
Saktësisht, mësohet se ndeshja në fjalë është planifikuar të luhet me datë 30 dhjetor në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Një miqësore kjo që pritet t’i shërbejë të dyja skuadrave për të testuar gjendjen e futbollistëve që kanë në dispozicion.
Mësë shumtmi, kjo miqësore vlen për Vllazninë, e cila falë dëmtimeve në masë, e ka përqëndruar vemendjen tek stoli dhe kryesisht tek elementi i ri shkodran, ku përpos emrave tashmë të konfirmuar si dyshja, Dodaj-Delaj, por edhe të Pusit, Spahisë, Tafilit dhe Zaganjorit, në sfidën e fundit me Partizanin debutuan me sukses edhe dyshja tjetër e të rinjëve, Brahimi-Maliqi, i pari në mbrojtje dhe i dyti në mesfushë.