VLLAZNIA-EGNATIA 3-1 (Mala 16′, Qato 40′ , Balaj 49’/ Ujka 28′)
Vllaznia ka triumfuar në “Loro Boriçi” duke mundur Egnatian me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e javës së katërt.
Mala hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që rrogozhinasit u kundërpërgjigjën me Ujkën në minutën e 28-të.
Teksa po shkonte minuta e 40-të, ishte Klinti Qato që rrëmbeu skenën me një supergol të shënuar nga distanca. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1. Për golin që do të vuloste shifrat në 3-1 mendoi kapiteni Bekim Balaj në minutën e 49-të.
Falë këtij triumfi Vllaznia është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Egnatia. Në sfidën e radhës shkodranët do të përballen në transfertë me Teutën, ndërsa Egnatia do të presë Bylisin.