Finalja e “Abisnet Superiore” mes dy skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar paralizon kryeqytetin.
Viti i largët 2001 kujtohet me nostalgji tek i madh e i vogël në Shkodër kur në presidencën e drejtuar nga Myftar Çela, Vllaznia shkroi me gërma të arta historinë duke fituar titullin kampion e nëntë në historinë e kuqebluve.
Që nga ai vit e deri më sot kan kaluar plotë 24 vite që tifozët e Vllaznisë presin rikthimin tek titulli. Ky sezon me ulje-ngritjet e veta e gjen Vllazninë përballë një mundësie të artë për të tentuar titullin kampion.
Në stadiumin “Arena Kombëtare” sot do të luhet Vllaznia-Egnatia e cila në katër ndeshje mes tyre këtë sezon jan në një balancë totale pasi skuadrat kan nga një fitore dhe dy barazime.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme skuadrat do të përballen mes tyre për ndeshjen e jetës. Pasi nuk jan thjeshtë 90 minuta por është ndeshja që vlen titullin kampion.
Ndeshja nis në orën 20:00 dhe do të jetë një përballje mjaftë spektakolare pasi të dyja skuadrat në kampionat kan prodhuar një lojë të një niveli të kënaqshëm.
Dy teknikët Tomas Brdariç dhe Edlir Tetova përballen për të pestën herë mes tyre në këtë kampionat. Por kjo ndeshje ka disa të veçanta pasi përveç dy skuadrave, është një duel edhe për këpucën e artë ku Bekim Balaj dhe Regi Lushkja do të luajn çdo gurë të mundshëm për të arritur këtë trofe personal.
Një tjetër e veçantë është dhe pjesa e tifozëve. Në Tiranë, Shkodër dhe më gjerë është dhënë lajmi se për këtë ndeshje nuk ka më bileta për tifozët që duan të jenë të pranishëm në stadium, çka do të thotë se 22.000 tifozë do të presin me padurim se cila skuadër do të shpallet kampion i Kategorisë Superiore.
E fundit por jo pak i rëndësishëm është dhe fakti se kjo ndeshje ashtu siç është lajmëruar do të gjykohet nga polaku Szimon Marciniak i cili do të ndihmohet nga bashkëkombasit Bartosz Heinig dhe Marek Arys,arbitër i katërt është caktuar ndërkombëtari Enea Jorgji ndërsa në sistemin Var Pavel Malec dhe në Avar Kreshnik Barjamaj. Ndërsa Delegat do të jetë Marjus Sulejmani e Vëzhgues do të jetë Sokol Jareci.
Fatos LAMAJ