Të premten
Kukësi-Vllaznia 0-1(Kalaja 58-të)
Teuta 2 -0 Bylis (L. Vila 27′ I. Gurda 65′)
Sot
Tirana-Kastrioti 2-1( Batha 35’, Muçi 51’/ Devid 21′)
Skenderbeu-Partizani 0-2(Mensah 65′ / Bardhi 4′ , Solomon 7′)
Apolonia-Laçi 1-0 (Gjata 21′)
Me tre ndeshjet e luajtura sot pasdite, si dhe dy të tjerat e së premtes, ku spikati natyrisht ajo që u cilësua si kryesfida, Kukësi-Vllaznia, është mbyllur java e 14-të e kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Rezultate këto që konfirmojnë Vllaznië si kurorën e kampionatit ku me 32 pikët e grumbulluara është e shkëputur në majë të renditjes me 9 pikë më shumë se sa Partizani dhe Teuta që renditen me pikë të barabarta në vend të dytë dhe të tretë me nga 23 pikë. Më poshtë, Tirana dhe Laçi me nga 20 pikë, Kastrioti dhe Kukësi me nga 17, ndërkohë që fitorja e sotme e Apolonisë ka turbulluar ujrat në fundin e tabelës së klasifikimit. Humbjet e Bylisit në Durrës dhe Skenderbeut në shtëpi me Partizanin, kanë rihapur garën për mbijetesë. Që do të thotë se Apolonia, nga një skuadër që dukej si e pashpresë, që prej ardhjes në krye të trajnerit italian Kamarata vazhdon të marrë pikët e duhura, ku pasi stopoi Partizanin në “Elbasan Arena”, konkretisht me tre pikëshin e marrë sot ndaj Laçit, largohet nga vendi i fundit në renditje duke u ngjitur në vendin e parafundit me 12 pikë, po aq sa ka edhe Bylisi, ndërkohë që zhytë në fund Skenderbeun me 10 pikë.