Luftë e fortë sportive, raste të shumta në të dyja portat respektive, ritëm i lartë nga minuta e parë deri në përfundim të të gjithë takimit. Duke i shtuar edhe spektaklin e dhuruar në tribunat e Air Albanias” nga të dyja tifozëritë, sidomos ajo kuqeblu që ishte shumë më e amdhe në numër, e gjitha kjo bëri që kjo supersfidë të marrë vlerësime shumë pozitive nga specialistët e futbollit si një nga ndeshjet më të bukura dhe luftarake të këtij kampionati.
Dhe në fund vetëm barazim 0 me 0, barazim që sipas formulës së “Final 4” që favorizon Egnatian e renditur në dy vendet e para në fund të kampionatit të Superiores, duke bërë që rrogozhinasit të kualifikohen në finale e madhe të kampionatit.
Rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, të cilët vetëm pak ditë më parë fituan trofeun e Kupës së Shqipërisë duan të futen në histori për të fituar dy trofetë e sezonit, Kupë dhe Kampionat.
Ndërkohë, Vllaznia largohet nga lufta për titull duke u eleminuar nga një skuadër që e eleminoi edhe Kupa e Shqipërisë. Megjithatë, kuqeblutë e kanë të realizuar një objektiv, atë të pjesëmarrjen në Kupat e Europës, një kompeticion që konkuron sistematikisht në katër edicionet e fundit radhazi që gjithësesi nuk duhet anashkaluar pasi e mban skuadrën në tonus dhe me mundësinë e ecjes sa më shumë të turet e saj