Sunday, December 22, 2024

Vllaznia pa Memçajn në transfertën e së dielës ndaj Kamza Basket. Trajneri Llazani përballë ish ekipit të tij. Superliga e Basketbollit Meshkuj

Lexo

Superliga e basketbollit për meshkuj luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së nëntë e ndarë nga në tre ditë. Ato nisin të premten me çiftin Apolonia-Tirana, vazhdon me ndeshjen tjetër të së shtunës, Teuta-Besëlidhja dhe mbyllet të dielën me duelin, Kamza Basket-Vllaznia.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani dhe kolegu i tij Roni Gjeçaj kanë një mungesë shumë të rëndësishme për këtë ndeshje. Bëhet fjalë për Elian Memçaj, i cili i dëmtuar në ballafaqimin me Tiranën, do të qëndrojë për disa javë larg skuadrës. Një dëmtim, i cili vjen në momentin më të mirë të Memçajt, duke marrë vlerësimin e përfshirjes në pesëshen më të mirë të javës.

Vetë Memçaj, në një prononcim dhënë për TV1 Channel, pohon se dëmtimi i tij mund ta lërë jashtë skuadrës, 4-5 javë.

“Kam pësu një tërheqje muskulare në kofshën e majtë. Fizioterapisti më ka thënë qe do të jem jashtë parketit, përrreth 4 deri në 5 javë. Unë po ushtroj çdi të ditë seanca rikuperuese, dhe do të bëj maksimumin që të kthehem në ndeshjen kundër Apolonisë në Shkodër, pasi është edhe një ballafaqim i rëndësishëm për renditjen. Në qoftëse nuk arrihet të bëhet rikthimi ndaj Apolonisë, atëherë duhet pritur viti i ardhshëm.”, u shpreh Memçaj

Sa i përket ndeshjes së kësaj fundjave në Kamzë, Memçaj thotë se ka keqardhje që nuk do të jetë në fushë përkrah kolegëve të tij.

“Patjetër që më vjen shumë keq për këtë situatë që nuk arrij të jem pranë skuadrës, sepse çdo ndeshje është me shumë rëndësi në këtë situatë ku skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për pikë. Megjthatë, ekipi po përgatitet shumë fort për t’u përballur me Kamza Basket, besoj se kolegët e mi do të bëjnë më mirën në fushën e lojës për të marrë fitoren”, thekson Memçaj.

Për trajnerin e Vllaznisë Eni Lazani, kjo ndeshje ka të veçantën e saj, pasi ai rikthehet në Kamzë, aty ku ka drejtuar për shumë vite ekipin e basketbollit, Kamza Basket. Ndërkohë, që njohja e mirë e kësaj skuadre nga ana e tij mund të japë ndikimin pozitiv tek skuadra kuqeblu, gjë të cilën e komenton edhe vetë Memçaj. “Profesor Llazani, normal që e njeh mirë lojën e skuadrës së Kamzës, sepse ka qënë në drejtim të kësaj skuadre për disa vite të mira. Por, ai është profesionist dhe do të bëjë maksimumin për të mposhtur ish ekipin e tij.”, shton Elian Memçaj.

Në pritje të ndeshjeve të javës së nëntë të Superligës së basketbollit meshkuj, Vllaznia renditet e fundit me 10 pikë dhe një fitore me Kamza Basket, këmben vendet me këtë skuadër, e cila në tabelë ka 11 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img