Sfidën më të rëndësishme të javës së tretë të Abissnet Superiore, Vllaznia-Partizani, takim që luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur prej orës 19:00, pritet ta gjykojë arbitri, Olsid Ferataj.
Sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Ferataj do të ndihmohet nga gjyqtarët anësorë, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova, ndërkohë që i katërt është Kreshnik Cjapi.
Me shumë rëndësi është edhe dhoma VAR, ku i është besuar një prej arbitrave më të mirë shqiptare, elbasanasit Enea Jorgji, ndërkohë që në pozicionin AVAR është tiranasi Adrian Beqiraj.
Fatos LAMAJ