Thursday, November 21, 2024

Vllaznia-Partizani, trajnerët fiksojnë formacionet e tyre.

Lexo

Ndërkohë që ora e përballjes, Vllaznia-Partizani po afron, në kampet respektive duket se i kanë dhënë fund dilemave për fiksimin e emrave që do ta nisin takimin nga minuta e parë. Siç është bërë e ditur edhe më herët, i vetmi shqetësim i kuqebluve për këtë ndeshje ka qënë mungesa e sulmuesit shtatlartë, Ante Aralica, i cili është i penalizuar nga kartoni i kuq i marrë ndeshjen e kaluar me durrsakët e Teutës në transfetë.

Për zëvendësimin e tij, Brdariç ka pasur disa alternative, por maqedonasi Gjurgjeviç, është ai që do ta zëvendësojë Aralicën në vijën e parë sulmese të Vllaznisë. Bëhet fjalë për një futbollist me parametra optimal, ku sidomos sezonin e kaluar ka bërë më të mirën për Vllaznisë duke shënuar gola përcaktyues në fitoret e kuqebluve. Gjatë periudhës së parë të kampionatit, ai ka pasur një dëmtim që e ka penalizuar duke e mbajtur paksa larg skuadrës, por tashmë, me rikuperimin e plotë të tij, ai është i gatshëm të kontribuojë për skuadrën. Madje, besimi i stafit dhe i drejtuesve kuqeblu është se goli i Vllaznisë sot pritet të vijë nga këmbët e Gjurgjeviçit.

Zogoviç, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Ardit Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Gjergjiviç. Ky është formacioni kuqeblu për sfidën e sotme, Vllaznia-Partizani, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45.

Në kampin tjetër, atë të Partizanit, edhe trajneri Ilir Daja ka fiksuar emrat e formacionit të parë. I vetmi dyshim që sipas burimeve nga stafi i të kuqve  pritet të vendoset pak minuta përpara se skuadrat të dalin në nxemje, është ai në mesfushë, mes Muratajt dhe Herald Markut, ndërkohë që për pjesën tjetër të formacionit, gjithçka është gati. Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Kaçe, Rrapaj, Murataj (Herald Marku), Mala, Cara, Junior

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img