Elbasani-Vllaznia, është padyshim dueli më i rëndësiëhëm i javës së tetë të kampionatit “Abissnet Superiore”, pasi përballë njëri tjetërit janë Vllaznia kryesuese me 13 pikë dhe Elbasani që mban vendin e dytësë bashku me Partizanin me nga 12 pikë.
Një ndeshje kjo që sipas kalendarit të FSHF-së duhej të luhej në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, por për arsye të rimbjelljes së barit, një process që përsëritet çdo vitë në stinën e vjeshtës, në mirëkuptim mes dy klubeve është vendosur që kjo sfidë të zhvendoset në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në pritje të kësaj sfide shumë të rëndësishme, skuadra kuqeblu vijon me intensitet përgatitjet në fushën sportive të Golemit ku gjatë dy ditëve të fundit fokusimi kryesor ka qënë edhe tek fiksimi i formacionit të parë. Kjo, pasi në këtë pragndeshje, tekniku Brdariç do të vazhdojë të vuajë mungesën e disa titullarëve.
E para vjen me Eslit Salën, i cili ndërkohë që po konfirmohej si një zëvendësues i denjë i Alivodës së larguar në Emiratet e Bashkuara, kartoni i kuq i marë në përballjen e javës së kaluar me Dinamon e penalizon për ndeshjen e radhës.
Por, jo vetem Sala, sepse, të pagatshëm për skuadrën janë edhe dyshja Ardit Deliu dhe Ildi Gruda, ky i dyti që nga fillimi i sezonit, të cilët e detyrojnë teknikun Brdariç të gjejë zgjidhje të tjera brenda grupit kuqeblu.