Monday, September 16, 2024

Vllaznia, pret Egzon Belicen. Ish lojtari i Partizanit do të bashkohet me kuqeblutë pas ndeshjeve të Kupave të Europës

Lexo

Egzon Belica do te jete pjese e Vllaznise per sezonin e ri futbollistik. Burime te besueshme prane klubit shkodran bejne me dije qe drejtuesit kuqeblu kane gjetur gjuhen e perbashket me qendermbrojtesin. Ai do te vije ne Shqiperi pas Kupave te Europes per te nisur menjehere nga puna me shkodranet.

Akordi eshte arritur dhe pritet vetem hedhja e te “zezes mbi te bardhe”. Ish lojtari i Partizanit qe u shenderrua ne idhullin e tifozërise se kuqe tashme rikthehet serish ne Superiore por kete here per Vllaznine rivale.

Egzon Belica ka eksperience te madhe ne futbollin e luajtur por edhe ne Shqiperi. 32-vjeçari nga Struga ishte pjese e Prishtines ne sezonin qe lam pas. Ai u aktivizua ne vetem 18 ndeshje me bardhekalterit duke mos qene preference e pare per kryeqytetasit. E ne keto kushte ka zgjedhur te filloje nje tjeter aventure ne Shqiperi.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img