Kuqeblutë e Vllaznisë vijojnë minifazën përgatitore dimëore në Ulqin. Që prej datës 2 janar 2026, skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Martini konsumoi një periudhë një javore shumë intensive, ku falë kushteve ideale të afruara nga Qëndra Futbalski Centar “Çausheviç” Ulqin, skuadra mori ngarkesën e duhur, në disa raste edhe nga dy të tilla në ditë.
Kthimi në Shkodër është realizuar mbrëmjen e së premtes, pasi të nesërmen e së shtunës së 10 janarit luajti në stadiumin“Loro Boriçi”ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku pas fitores 1 me 0 ndaj Pogradecit me gol të shënuar nga Elmando Gjini ku kualifikua në fazën çerekfinale.

Rikthimi në Ulqin është bërë paraditen e sotme, ndërkohë që pas akomodimit në hotel, në orën 15:00, kuqeblutë e Vllaznisë kanë zhvilluar seancën stërvitore të radhës, e para anti-Egnatia, me të cilën do të ballafaqohet pasditen e së mërkurës së ardhshme të 14 janarit në stadiumin “Loro Boriçi”të Shkodrës, ndeshje kjo e vlefshme në Kategorinë Superiore, java e 19-të.
Të pranishëm në këtë seancë kanë qënë të gjithë futbollistët që tekniku Martini ka në dispozicion. Për pjesën e futbollistëve që luajtën titullarë një ditë më parë ndaj, ngarkesa ka qënë disi më e lehtë, ndërkohë që pjesa tjetër, ato që luajtën si zëvendësues, si dhe ato që nuk patën asnjë minutë në këtë ndeshje, i nënshtruar një programi të plotë stërvitor.

Mbyllja e seancës së sotme stëvitore është shoqëruar me një minifestë me rastin e ditëlindjes së kapitenit të Vllaznisë, Bekim Balaj, ku në dhomat e zhveshjes së kuqebluve ka mbërritur torta me mbishkrimin e goleadorit shkodran, Balaj.
Nga sa bëhet e ditur, Vllaznia do të vijojë të konsumojë edhe dy seanca të tjera stërvitore në Qëndrën Futbalski Centar “Çausheviç” Ulqin, të hënën dhe të martën, kur do të jetë kthimi në Shkodër, për të qënë gati për kryendeshjen e javës së 19-të të Abissnet Supersiore, Vllaznia-Egnatia, e cila luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.



