Forma e mirë sportive që po kalon Bekim Balaj, ku vetem pak ditë më parë u vlerësua me trofetë më të rëndësishëm të vitit, Topi iArtë, Këpuca e Artë dhe Formacioni i Vitit, ka bërë që Klubi i Futbollit Vllaznia të nxitojë për të rinovuar kontratën me kapitenin e saj.
Kështu, ndonëse kontrata me Vllazninë mbaron në muajin maj, drejtuesit kuqeblu kanë rënë dakord me Balajn që ai të jetë kuqeblu deri në vitin 2027.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
𝐌𝐄 𝐁𝐄𝐊𝐈𝐌𝐈𝐍, 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕…
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!