Ballina Futboll Femra Vllaznia shpartallon Kinostudion. E mund 0-14 në transfertë. Spikasin Teresa Deda dhe...

Vllaznia shpartallon Kinostudion. E mund 0-14 në transfertë. Spikasin Teresa Deda dhe Megi Doçi me nga 5 dhe 4 gola. Java e 13-të Superligës futbollit të vajzave

Kinostudio-Vllaznia  0-14

(Shënuese: Montenegro 2’, 65’, Deda 27’, 33’, 40’, 57, 61’, Borçi 35’, Doçi 45’, 49’, 59’, 74’, Bajraktari 52’, Berisha 63’)  

Ndeshja e parë e Javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës së futbollit të vajzave ka qënë ajo në mes Kinostudios dhe Vllaznisë, takim i luajtur paraditen e sotme në Qëndrën Kombëtare Sportive-Kamës.

0 me 14 në favor të ekipit kuqeblu ka përfunduar kjo ndeshje, e cila që nga minuta e parë dhe deri në mbyllje është dominuar totalisht nga Vllaznia.

Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegja e tij Paula Jaku, 9 nga 14 golat e shënuar mbajnë autorësinë e shqiptaro-amerikanes Teresa Deda dhe kapitenes Megi Doçi, e para me 5 gola dhe e dyta me 4.

Golat e tjerë për Vllazninë u shënuan nga: Carmen Montenegro (2), Klaudia Borçi, Arbiona Bajraktari dhe Verona Berisha nga një.

Me këtë fitore, Vllaznia, kampione në fuqi vazhdon të kryesorë kampionatin, tashmë në kuotën e 33 pikëve e ndjekur nga Gramshi dhe Apolonia me nga 25 pikë, Teuta 21, Partizani 15, Kinostudio 10, Egnatia dhe Atletiok Klub Shkodra 7 dhe Lushnja e fundit me 1 pikë.

Takimet e tjera të javës së 13-të të Superligës së futbollit femra janë: Apolonia – Gramshi dhe Egnatia – Atletik Klub, të cilat luhen sot, i pari në orën 14:00 dhe i dyti në 16:00, ndërkohë që nesër, në program është ndeshja tjetër, Lushnja-Partizani.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu