Friday, September 19, 2025

Vllaznia shpërthen në Shkodër, përmbys Partizanin 4–1

Lexo

Spektakël futbolli në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia regjistroi një fitore madhështore 4–1 ndaj Partizanit, në takimin më të spikatur të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe pas 26 minutash ishin të kuqtë që kaluan në avantazh, falë goditjes së saktë të Isgandarli. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan. Me mbështetjen e tifozëve shkodranë, skuadra e drejtuar nga Edi Martini barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me bomberin Bekim Balaj i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 36-të.

Fraksioni i dytë ishte një demonstrim force i Vllaznisë. Pas një presioni të vazhdueshëm, sulmuesi shkodran, Balaj, realizoi sërish nga penalltia në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën personale dhe përmbysjen e ndeshjes.

Pak minuta më pas, mbrojtësi Hakaj shtoi epërsinë me një goditje të fuqishme, ndërsa Bismark vulosi rezultatin me golin e katërt, duke ndezur festën në tribuna.

Me këtë fitore, kuqeblutë koleksionojnë tre pikë të arta dhe dërgojnë një mesazh të qartë për ambiciet e tyre në garën për titull. Nga ana tjetër, Partizani do të duhet të rikuperojë shpejt pas një ndeshjeje ku nuk arriti të ruante ritmin dhe avantazhin fillestar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img