Saturday, November 23, 2024

Vllaznia-Skënderbeu, sot, ora 19:00, finalja e vogël e “Final 4”. Luhet pa presionin e rezultatit, por edhe për ca para më shumë

Lexo

Duke mar parasysh që Skënderbeu u bë pjesë e “Final-Four”, sfida e sotme përballë Vllaznisë luhet pa ndimin e emocioneve të rezultatit, por sigurisht edhe për ca para më shumë.

Pas 36 javëve kampionat,Vllaznia ka arritur të përfitojë 50 milionë lek,për shkak se e mbylli në vendin e 3-të,ndërsa korçarët të cilën dolën në vendin e 4-t të renditjes kanë përfituar 20 milionë lekë.

Edhe në ndeshjen e sotme të cilësuar si finale e vogël, si shkodranët ashtu dhe kampi korçar kërkojnë disa para më shumë.

Të ardhurat e tjera për këto dy klube do të vijnë nga biletat e shitura në “Air Albania”, por me një ndryshim të vogël. Skuadra e vendit të 3-të të “Final-Four” do të përfitojë 5% më shumë se ajo e vendit të 4-t, nga lekët e mbledhura nga shitjet e biletave.

Ekipi i Skënderbeut ka kryer seancën e fundit stërvitore në Durrës ditën e djeshme, teksa sot janë gati për t’u përballur me Vllazninë në finalen e vogël, në stadiumin “Air Albania”.

Ivan Gvozdenoviç nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin titullar, duke u besuar më të mirëve. Gjithashtu, trajneri i korçarëve pritet ta nisë sfidën me rreshtimin 4-3-1-2.

Në portë pritet si gjithmonë Alia,ndërsa para tij është katërshja e mbrojtjes,Vangjeli,Randi,Prençi,Gërço. Në mesfushë pritet që titullarë të jenë Rabiu, Janaqi dhe Yuri. Ndërsa Dean Liço që do të luajë pak më i avancuar do të mbështesë dyshen e sulmit Nikaj-Rashica.

Skënderbeu(4-3-1-2):Alia,Vangjeli,Randi,Prençi,Gërço,Rabiu,Juri,Janaqi,Liço,Nikaj,Rashica Trajner:Ivan Gvozdenoviç.

Në krahun tjetër trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç pritet që në fushën e lojës të hedh një formacion të përzierë, me lojtarë titullar, por edhe disa nga stoli. Këta të fundit do të kenë mundësinë që të shijojnë një ndeshje në “Air Albania”, stadiumi më i mirë në vend.

Tekniku gjerman ka zgjedhur skemën e zakonshme 4-3-3, ku në portë pritet ta nisë Kristi Qarri. Në mbrojtje ka rreshtuar katërshen Smajli, Stojanoviç, Pusi,Jago. Ndërsa mesfushën Brdariç ua ka besuar Alivodës, Boshnjakut dhe Ajdareviç.

Krahët e sulmit përbëhen përsëri nga lojtarë të rinj si Dodaj dhe Delaj të cilët do të ndihmojnë Balajn që të gjejë rrugën e rrjetës.

Vllaznia(4-3-3):Qarri,Smajli,Pusi,Stojanoviç,Jago,Boshnjaku,Alivoda,Ajdareviç,Dodaj,Balaj,Delaj Trajner:Tomas Brdariç.

Takimin do ta gjykojë si arbitër kryesor Eldorjan Hamiti(Lezhë). Asistent 1: Ilir Tartaraj(Fier). Asistent 2:Marjus Qose(Lushnje). Arbitër i 4:Kreshnik Cjapi(Fier)

VAR dhe AVAR i janë besuar: Emanuela Rusta(Elbasan) dhe Olsid Ferataj(Patos)

Delegat dhe Vëzhgues janë: Alban Tafaj(Tiranë) dhe Klajdi Kola(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img