Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë këtë fundjavë. Dy prej ndeshjeve do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa tre sfidat e tjera do të luhen të dielën. Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” të shtunën në ora 18:00 ndërsa në po të njëjtën orë Egnatia kryesuese do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Egnatia”.
Bylis – Laçi është sfida hapëse e të dielës. Ballshiotët presin në shtëpi ekipin e Laçit në ora 15:00. Sakaq, në ora 18:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 30-të. Teuta do të udhëtojë drejt “Arenës së Demave”, aty ku do të përballet me Partizanin, ndërsa AF Elbasani do të luajë kundër Dinamo City-t në “Elbasan Arena”.
Sa i përket sfidës që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ballafaqon dy skuadra me pozicione të kundërta në tabelë. Kuqeblutë luftojnë për titullin kampion, ndërkohë që korçarët, të fundit të klasifikim me 27 pikë, kërkojnë mbijetesen ne Superiore.
Në pritje të kësaj sfide, skuadra e drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç, që prej së mërkurës ka vijuar përgatitjet, ku ndonëse ditët në dispozicion për seancat stërvitore të kësaj pragndeshje nuk janë fort të mjaftueshme, forma sportive e skuadrës duke optimal për të dhënë më të mirën e saj në këtë ballafaqim.
Krahas seancave stërvitore në terren, skuadra kuqeblu ka konsumuar edhe seanca teorike dhe kryesisht analizën e takimit përmes pamjeve filmike, gjatë së cilës janë ndalur me problematiken e shfaqur në pjesën e parë të ndeshjes së kaluar me Tiranën, në mënyrë që ato të mos përsëriten në përballjen e së shtunës me Skënderbeun.
Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore”
Vllaznia – Skënderbeu, 15 mars, ora 18:00
Egnatia – Tirana, 15 mars, ora 18:00
Bylis – Laçi, 16 mars, ora 15:00
Partizani – Teuta, 16 mars, ora 18:00
AF Elbasani – Dinamo City, 16 mars, ora 18:00