Sunday, September 8, 2024

Vllaznia, të hënën nis minifaza përgatitore në Pogradec. Kuqeblutë në pritje të një sulmuesi “goli”

Lexo

Ashtu siç ishte planifikuar edhe më parë, përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023, kuqeblutë do të vijojnë ti kryejnë në qytetin e Pogradecit. Është zgjedhur pikërisht Pogradeci për vetë klimën e tij të fresktët me qëllim që skuadra të arrijë të konsumojë në mënyrë më të mirë seancat stërvitore në prag të startit të kampionatit kombëtar, java e parë e të cilit është me datë 20 gusht.

Nga sa bëhet e ditur, nisja drejt qytetit pogradecar do të bëhet mëngjesin e së dieles dhe në programin e stafit teknik është plot një javë përgatitore intensive, e cila konsiderohet edhe themelore për sezonin e ri futbollistik.

Një javë, e cila krahas proçesit stervitor pritet të shoqërohet edhe të paktën me një ndeshje miqësore, e cila do t’i shërbejë teknikut Josa për të qartësuar skemat e lojës, si dhe lojtarët e duhur me të cilët do të nisë kampionatin nga minuta e parë.

Ndërkohë, sa i përjet përgatitjeve në Shkodër, gjatë të gjithë javës kuqeblutë kanë konsumuar nga dy seanca stërvitore në ditë, të cilat edhe sipas stafit mjekësor janë përballuar me sukses nga ana e futbollistëve.

Përjashtim ka bërë vetëm ditë e shtunë, në programin e së cilës ka qënë vetëm një seancë, ajo e paraditës, e cila është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Seancë kjo, e cila ka qënë e fundit përpara nisjes drejt Pogradecit për minifazën përgatitore.

Me skuadrën pritet të udhëtojnë i gjithë kontigjenti kuqeblu që është i federuar për sezonin e ri futbollistik.  Në lidhje me merkaton, drejtuesit kuqeblu janë shprehur se ajo vazhdon të jetë e hapur për Vllazninë, ku më së shumtmi pritet një lojtar sulmues, “tip goli”, siç quhet në gjuhën sportive.

Burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve ka pasur kontakte me disa emra të njohur, brenda dhe jashtë vendit vendit, dhe se lojtari që kërkohet nga Vllaznia pritet t’i bashkohet kuqebluve në Pogradec, në mënyrë që minifaza përgatitore t’i shërbejë për ambientimin me skuadrën, në mënyrë që të jetë gati për 20 gushtin, ditën e startit të kampionatit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img