Tuesday, December 2, 2025

Vllaznia, test brenda vedit në prag të sfidës me Bylisin. Kuqeblutë e A-së mundin Vllazninë B, 3-0. Shënojnë, Kubazi, Kouro dhe Ara

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndërprerja e kampionatit për ndeshjet e kombëtares, është shfrytëzuar nga tekniku Edi Martini për zhvillimin e një ndeshje kontrolli, ku kundërshtarin e ka pasur brenda familjes, duke u ndeshur me Vllazninë B, të drejtuar nga Brikeno Bizi.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” dhe e gjykuar nga një treshe shkodrane, me Grimci dhe anësor Podgorica-Çobaj, është mbyllur me rezultatin 3 me 0 në favor të ekipit të Vllaznisë B. Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë dhe kanë për autor: Geralb Kubazin, Aleksandër Kouro dhe Aris Aren.

Një test ky që i ka dhënë mundësi teknikut Martini t’i japë minuta sidomos lojtarëve të stolit, të cilët janë vlerësuar për paraqitjen e tyre pozitive në fushën e lojës.

Me miqësoren e sotme ndaj Vllaznisë B, kuqeblutë e teknikut Martini kanë nisur javën anti-Bylis, përgatitjet e së cilës do të vijojnë deri të premten, pasi sfida me ballshiotët do të luhet në transfertë pasditen e së shtunës në stadiumin “Adush Muça” duke filluar nga ora 14:00.

Pas çiftit të orës 14:00, që hap javën e shtatë, po të shtunën luhen edhe dy sfidat e tjera, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo, që të dyja me nisje prej orës 17:00. Ndërkohë, dy përballjet e fundit të javës së shtatë, Elbasani-Vora dhe
Flamurtari-Partizani, janë të programuara të luhen dielën, duke nisur nga ora 17:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img