Vllaznia dhe Teuta do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”,nis në orën 17:00.
Tashmë janë mësuar edhe arbitrat e kësaj ndeshje, me kryesorin që i është besuar Juxhin Xhajës. Asistentët e këtij të fundit do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, që do t’i vijnë në ndihmë Xhajës.
Në krahun tjetër, arbitër i katërt është emëruar Albert Doda. Ndërsa në dhomën e VAR në mbështetje të Juxhin Xhajës do të jenë Dorjan Maletaj dhe Olsion Yzeiraj. Delegat i takimit është caktuar Eraldi Shera ndërsa Vëzhgues do të jetë Ervis Peza.
Teksa, kujtojmë se së fundmi Xhaja ka gjykuar në ndeshjen e Europa League mes Elfsborg dhe Braga.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Teuta
Arbitër kryesor:Juxhin Xhaja(Tiranë)
Asistent 1:Arbër Zalla(Tiranë)
Asistent 2:Rejdi Avdo(Tiranë)
Arbitër i 4:Albert Doda(Tiranë)
Var:Dorjan Maletaj(Tropojë)
Avar:Olsion Yzeiraj(Patos)
Delegat:Eraldi Shera(Shijak)
Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)
Fatos LAMAJ