Sunday, September 22, 2024

Vllaznia-Teuta, nesër nis shitja e biletave. 400, 1000 dhe 1500 lekë, çmimi për tre kategori tribunash, femrat falas

Lexo

Biletat për ndeshjen e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, atë Vllaznia-Teuta, e planifikuar për t’u luajtur pasditen e së dieles duke filluar nga ora 16:45, do të fillojnë të shiten që nga mëngjesi i së shtunës. Një gjë të tillë e bën të ditur zyrtarisht KF Vllaznia përmes një njoftimi për shtyp, duke sqaruar se niveli i çmimeve të biletave, sipas vetë kategorisë së tribunave përkatëse, varion nga 400 lekë të reja që është çmimi më i ulët, për të vijuar me një çmim të mesëm 1000 lekë, si dhe 1500 lekë në tribunën VIP, ndërkohë që për gjininë femërore, siç është bërë e ditur edhe më herët, Presidenca kuqeblu ka vendosur hyrjen falas që prej fillimit të sezonit futbollistik të këtij viti.

NJOFTIM

Duke filluar nga nesër nis nisja shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Teuta e cila luhet ditën e dielë në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini edhe online duke klikuar në linqet e mëposhtme: Bileta.fshf.org dhe Bileta.t-ticket.al. Eja edhe TI!

 Çmimet e biletave, sipas kategorisë përkatëse

400 lekë në tribunat D1, D2, D3, D4

1000 lekë në tribunat A dhe B

1500 lekë në tribunën VIP

Femrat falas

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img