Friday, September 20, 2024

Vllaznia-Teuta, sot, ora 18:00, miqësore në “Loro Boriçi”

Lexo

Pasi është kolauduar në miqësoren e parë përballë skuadrës së kategorisë parë, Burreli, ndaj së cilës dolin fituese 1-0 me golin e shënuar nga Klinti Qato, Vllaznia do të përballet në një miqësore tjetër.

Këtë radhë, kuqeblutë do të kenë përballë një skuadër të kategorisë Superiore, Teutën e Durrësit, e cila drejtohet nga trajneri shkodran Edi Martini. Durrsakët kanë qënë të stacionuar prej dy javësh në qytetin e Pukës ku krahas përgatitjeve në klimën e freskët të kësaj zone kanë zhvilluar edhe tre miqësore, dhe për to kjo e Shkodrës është e katërta.

Një test që pritet t’i vlejë të dyja skuadrave kur tashmë ditët përgatitore të prag startit të kampionatit kombëtar të Superiores janë drejt përfundimit, sepse me datë 18 gusht është vendosur që luhet java e parë.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 18:00, me dy skuadrat që pritet të hedhin në fushën e lojës formacionin më të mirë të tyre.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img