Vllaznia-Tirana 1-2. Të veçantat e sfidës, nga tifozët, loja dhe acarimi i Brdariç në konferencen e shtypit

Përpos luftës së fortë sportive në fushën e lojës, golave dhe rezultatit, sfida më e rëndësishme e javës së 25-të të Superiores së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana që u mbyll në favor të miqve 1-2, ka pasur edhe të veçanta të tjera. Momente këto që  vijnë si zakonisht në “Panorama Sport” përmes gazetarit spotiv shkodran, Admir Uruçi

– “Vllaznit Ultras” kanë qenë të shumtë në numër. Ndërsa një numër prej afro 50 tifozësh nga kryeqyteti kanë ndjekur nga afër ekipin e tyre të zemrës.

– Një mbipopullim i tribunës C5 në “Loro Boriçi”. I njohur si sektori i ultrasve ishte më i populluar se zakonisht.

 

-Një superpankartë e tifozëve të Vllaznisë që paralajmërojnë të gjithë se tashmë ata janë rikthyer.

– Irritim i drejtuesve të Tiranës me gjyqtarët në rastin e shënimit të golit të dytë nga Aralica, i cili u ndal si pozicion jashtë loje.

-Një pozicion ri për Fallou Dianjen. Qendërmbrojtësi senegalez shihet në pozicionin e mesfushorit para mbrojtjes, në dyshe me Krymin.

– Xhonglon me topin në minutën e 20-të trajneri Brdariç.

– Nuk kanë qëndruar për asnjë moment në stol të dy trajnerët respektivë.

– Pavarësisht humbjes së 11-metërshit, tifozët kanë thirrur në kor emrin e Latifit.

– Dekor i mrekullueshëm i “Poëer 12” me shalle dhe flamujt dyngjyrësh kuqeblu. Nuk kanë munguar as fishekzjarrët dyngjyrësh.

– Dianje që në minutën e 62-të kërkon ndërrim, trajneri nuk është i këtij mendimi, por e ndërron lojtarin sapo Vllaznia ndëshkohet me golin e dytë.

– Në të 76-ën minutë ka tension në fushë dhe në pankinën e kuqebluve Jorgji i fal një karton të verdhë Behiratçes, i cili ndali Gjurgjeviçin në mënyrë të parregullt. Protestat sjellin kartonin e verdhë për Brdariçin.

– Një grindje në fund mes Aralicës dhe Behiratçes. Sherri shuhet shpejt nga anëtarët e dy skuadrave.

– Festë e çmendur te lojtarët dhe stafi i Tiranës, kjo e reflektuar gjatë hyrjes dhe e vazhduar deri në dhomat e zhveshjes

– Tre tifozë të Vllaznisë shoqërohen nga policia. Ata kishin thyer kordonin e forcave të sigurisë duke iu drejtuar tifozëve kryeqytetas. Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka shoqëruar tre tifozët kuqeblu. Tifozët shkodranë i janë bindur policisë vendase për shoqërimin e tyre, por edhe duke i thënë se nuk ishte i drejtë ndalimi i tyre.

– Trajnerin Brdariç e tradhtojnë nervat në konferencën për shtyp për mediat e Shkodrës, pas një pyetjeje nëse ndihet i rrezikuar pas kësaj humbjeje. Ai largohet i nevrikosur duke u shprehur se çfarë është kjo pyetje.

“Duhet të jeni të kujdesshëm me këtë pyetje. Po punojmë prej një viti e gjysmë këtu. Kemi ndërtuar këtu një Vllazni të re, jemi shumë konkurrues. Dhe një humbje ndaj Tiranës që mendoj se do të shpallet kampione dhe më pyesni a do të shkarkohem!

“Çfarë është kjo? Çfarë është kjo pyetje? Më thuaj të lutem se çfarë është kjo pyetje? Se unë e di se sa e vështirë është të punosh këtu. Nëse dikush më pyet a jam apo jo në gjendje më të punoj, atëherë mund të jap këtë përgjigje.”

Por të më pyesësh nëse rrezikoj të shkarkohem pas një humbjeje ndaj Tiranës, më duket pak e tepruar. Më falni”, tha Brdariç duke u larguar menjëherë dhe duke lënë në mes konferencën e tij, dukshëm i nervozuar.

– Tirana në fund të ndeshjes nuk ka dalë vetëm me tri pikët. Mësohet se drejtuesit e Tiranës kanë shpërndarë një premio për futbollistët bardheblu.

– Ante Aralica do të mungojë në sfidën që Vllaznia luan këtë javë me Egnatian. Kuqeblutë humbasin lojtarin kryesor të repartit të sulmit.

– Në sfidën me Dinamon mungon për Tiranën Filip Najdovski që humbet takimin për shkak kartonësh. E njëjta histori edhe për Ëngjëll Hotin. Me tre kartonë janë Hoxhallari, Behiratçe, ndërsa në skuadër kthehen Totre dhe Toshevski.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu